Barham Salihu zgjidhet president i ri i Irakut

2018-10-03 09:34:37 CRI Komenti juaj Printoni

Parlamenti irakian zgjodhi të martën Barham Salihun si president të ri të Irakut pas një mosmarrëveshjeje të zgjatur politike, duke shënuar një hap vendimtar për formimin e qeverisë në katër vjetët e ardhshëm.

Salihu mori 219 nga 272 votat në raundin e dytë të votimit, kurse rivali i tij Fuad Hussein vetëm 22 vota.

Pas zgjedhjes, Salihu bëri betimin si president i Irakut. "Unë do të mbroj unitetin dhe pavarësinë e Irakut dhe është një nder i madh që zgjidhem president i Republikës së Irakut. Unë do të jem presidenti i Irakut dhe jo i një grupi, i një entiteti apo i një përbërësi të caktuar," u shpreh Salihu.

Mrekulli
Lajmet Kryesore