OKB, shpërndahen dokumentet e Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë

2018-09-30 10:38:50 CRI Komenti juaj Printoni

Më 28 shtator, Sekretariati i OKB-së shpërndau si dokumente zyrtare të Asamblesë së Përgjithshme të kësaj organizate "Deklaratën e Pekinit për Krijimin e Bashkësisë së Fateve të Përbashkëta Kinë-Afrikë" dhe "Planin e Veprimit të Pekinit për Forumin e Bashkëpunimit Kinë-Afrikë (2019-2021)". Të dy këto dokumente u miratuan më 4 shtator nga samiti i Pekinit i Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë.

Kjo është hera e parë që dokumentet e Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë shpërndahen nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

Në "Deklaratën e Pekinit" shtjellohet konsensusi i rëndësishëm i arritur mes Kinës e vendeve afrikane për çështjet strategjike globale, ndërsa në "Planin e Veprimit të Pekinit" është bërë planifikimi i detajuar për bashkëpunimin Kinë-Afrikë në tre vjetët e ardhshëm. Të dy këto dokumente përcaktojnë drejtimin e zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-Afrikë.

Shpërndarja e këtyre dokumenteve në OKB pritet të zgjerojë më tej ndikimin e samitit të Pekinit dhe të shtojë mirëkuptimin e përkrahjen e vendeve të botës për bashkëpunimin mes Kinës dhe vendeve afrikane.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore