Koreja e Veriut nxit krijimin e besimit të ndërsjellë nga ShBA-ja

2018-09-30 10:14:04 CRI Komenti juaj Printoni

Koreja e Veriut është shprehur se Uashingtoni duhet të sigurojë besimin e Phenianit para realizimit të denuklearizmit të Gadishullit Korean.

Ministri i Jashtëm verikorean Ri Yong Ho tha se detyra parësore duhet të jetë shmangia e mosbesimit midis dy palëve.

Ai theksoi se vendi i tij ka marrë masa të vullnetit të mirë, si ndalimi i provave me raketa bërthamore e balistike dhe çmontimi i instalimeve të provave bërthamore.

Ri Yong Ho shtoi se, megjithatë, pala amerikane ka rritur nivelin e trysnisë nëpërmjet sanksioneve, gjë që sipas tij ka thelluar mosbesimin e Koresë së Veriut.

(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore