Indonezi: 405 të vdekur nga tërmeti i fortë dhe cunami

2018-09-30 09:58:49 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive të Indonezisë, deri në orën një të pasdites së të shtunës, tërmeti i fortë i rënë në provincën Sulawesi Qendrore dhe cunami që e pasoi, kanë shkaktuar 405 të vdekur dhe 540 të plagosur.

Zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive Sutopo Purwo Nugroho u shpreh në një konferencë për shtyp të mbajtur në Xhakartë se gjendja e fatkeqësisë në kryeqendrën Palu të provincës Sulawesi Qendrore është e rëndë.

Sutopo tha se ekipet e përbashkëta të kërkim-shpëtimit po kryejnë punët e kërkimit dhe të identifikimit të viktimave. Deri tani nuk ka njoftime për gjendjen e fatkeqësisë në epiqendrën e tërmetit, distriktin Donggala. Pritet që numri i viktimave dhe humbjet financiare të rriten. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore