Siri, mbi 300 të vrarë në 5 muaj në Idlib

2018-09-28 10:52:53 CRI Komenti juaj Printoni

Të paktën 300 vetë janë vrarë në zonat e kontrolluara nga kryengritësit në provincën Idlib në Siri gjatë 5 muajve të fundit, njoftoi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Sipas grupit monitorues, mes viktimave gjendeshin rreth 250 ushtarë rebelë në provincën veriperëndimore. Pjesa tjetër e viktimave janë civilë, të cilët u vranë nga shpërthimet në Idlib.

Gjatë luftës civile mbi shtatëvjeçare, Idlibi është shndërruar në destinacionin bazë dhe bastion për rebelët që largohen nga pjesë të tjera të Sirisë nëpërmjet marrëveshjeve ose dorëzimit.

Më parë këtë muaj, Turqia, një mbështetëse e opozitës siriane dhe Rusia, mbështetëse kryesore e qeverisë siriane, ranë dakord të krijojnë një zonë të çmilitarizuar për të ndarë forcat qeveritare siriane nga luftëtarët rebelë në Idlib.

Kjo ka shmangur një ofensivë ushtarake nga ushtria siriane.

(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore