Tusk: BE-ja mbron rendin ndërkombëtar në bazë të rregullave

2018-09-28 18:11:24 CRI Komenti juaj Printoni
Në fjalimin e mbajtur në debatin e zakonshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ditën e enjte, kryetari i Këshillit Europian Donald Tusk u shpreh se Bashkimi Europian po bën përpjekje të mëdha për mbrojtjen e rendit ndërkombëtar në bazë të rregullave.

Tusk tha se vendet e ndryshme duhet të bashkohen më tepër duke marrë masa të përbashkëta përkatëse për të përballuar konfliktet, varfërinë, urinë, terrorizmin dhe të pastrehët.

Tusk shtoi se BE-ja do të mbajë më shumë përgjegjësi për sa u përket çështjeve të sigurisë dhe do të zhvillojë bashkëpunimin me Afrikën e OKB-në në problemin e emigracionit. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore