May: Brexit pa marrëveshje është më i mirë se propozimi aktual i BE-së

2018-09-26 11:18:37 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministrja britanike Theresa May tha të martën se një Brexit "pa marrëveshje" është më mirë se propozimi i tanishëm parashtruar nga BE-ja.

"Më mirë pa asnjë marrëveshje, sesa në një marrëveshje të keqe. Ajo që kemi propozuar, ajo që qeveria britanike ka propozuar respekton popullin britanik, u jep atyre atë për të cilën ata kanë votuar, fund i lëvizjes së lirë, fund i juridiksionit të Gjykatës Europiane të Drejtësisë."

Kryeministrja britanike Theresa May

Ajo theksoi gjithashtu se Britania duhet të shohë kundër-propozimet nga BE-ja për të vijuar me negociatat e Brexit.

"Jemi ende në procesin e negociatave. Kemi paraqitur propozimet tona, BE-ja është shprehur se nuk pajtohet me këtë propozim. Kemi rënë dakord të dëgjojmë në detaje shqetësimet që ata kanë, nëse BE-ja ka propozime të kundërta, le t'i dëgjojmë ato".

May tha se një marrëveshje e keqe do të jetë një marrëveshje që do ta ndajë Britaninë e Madhe. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore