Trudeau sheh mundësinë për një marrëveshje NAFTA të ShBA-Meksikë

2018-09-26 11:06:46 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, thuhet se po tregohet i kujdesshëm në bisedimet për rinovimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut (NAFTA).

Ai tha se ekziston mundësia që vendi i tij të ndërtojë një marrëveshje dypalëshe, për të cilën ShBA-ja dhe Meksika kanë rënë dakord.

Negociatorët nga Kanadaja dhe ShBA-ja po bëjnë përparime jo shumë të shpejta për sa i përket bisedimeve mbi marrëveshjen NAFTA.

Të dyja palët janë të ndara midis zgjidhjes së mosmarrëveshjeve tregtare në mënyrën më të mirë dhe kërkesës së ShBA-së për më shumë qasje në tregun e mbrojtur kanadez të bulmetit.

Kanadaja ka bërë të qartë gjithashtu se ShBA-ja duhet të tërheqë kërcënimin me tarifat mbi automjetet.

Mrekulli
Lajmet Kryesore