Kompania kineze Viomi debuton në bursën Nasdaq

2018-09-26 11:00:09 CRI Komenti juaj Printoni

 

Prodhuesi i pajisjeve shtëpiake Viomi debutoi të martën në bursën Nasdaq.

Aksionet e kompanisë u rritën 22 për qind mbi çmimin e ofertës publike fillestare (IPO) 9 dollarë amerikanë, para një tërheqje të ashpër.

Viomi arriti mbi 100 milionë dollarë në IPO, që e vlerësoi kompaninë mbi 800 milionë dollarë.

Foto: Kompania Viomi

Gjiganti teknologjik Xiaomi është partneri strategjik i kompanisë Viomi, aksioner dhe klient që i mundësoi kompanisë Viomi qasjen tek përdoruesit e ekosistemit, tregun, burimin e të dhënave dhe suportin e nevojshëm.

Në gjashtëmujorin e parë të vitit, të ardhurat e kësaj kompanie u rritën mbi 150 milionë dollarë, një rritje rreth 290 për qind. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore