Koreja e Veriut, e vendosur të braktisë armët bërthamore, vendimi është i pandryshueshëm

2018-09-26 10:39:36 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, tha të hënën në selinë e OKB-së në Nju Jork se Korejea e Veriut është mëse e vendosur të heqë dorë nga aramët bërthamore dhe se ky vendim nuk do të ndryshojë.

Po atë ditë, para bisedimeve dypalëshe me presidentin e ShBA-së Donald Trump, Moon Jae-in tha për mediat se në vizitën e tij, pak kohë më parë, në Phenian, bisedimet me Korenë e Veriut patën rezultate tejet pozitive lidhur me çështjen e denuklearizimit, duke nënshkruar gjithashtu një marrëveshje të rëndësishme.

Ai tha se kryetari i Këshillit të Shtetit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, shprehu disa herë "besimin dhe shpresën e tij të palëkundur" ndaj presidentit Trump dhe është i gatshëm të takohet me të për të përfunduar sa më shpejtë procesin e denuklearizimit, së bashku me palën amerikane. (Fang Xiaoyu/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore