Shkencëtarët shpikin modulator të ri

2018-09-25 10:55:52 CRI Komenti juaj Printoni

Një grup ndërkombëtar i udhëhequr nga shkencëtarët kinezë ka prodhuar një modulator më të vogël e më efektiv që do të revolucionarizojë industrinë e komunikimit.

Një studim i botuar në revistën "Nature" thuhet se ky modulator i niobat-litiumit është vetëm 1-2 cm i gjatë dhe sipërfaqja e tij është më pak se 1% e modulatorëve tradicionalë.

Analistët thonë se shpikja e re do të hapë rrugën për rrjetin e ardhshëm të komunikimit me shpejtësi të lartë, energji e kosto të ulët dhe për llogaritjen kuantike fotonike.

Në këtë studim morën pjesë shkencëtarët nga Universiteti i Qytetit të Hong-Kongut, Universiteti i Harvardit dhe nga kompania për kërkim-zhvillim "Nokia Bell Labs". (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore