Kina: thirrje Britanisë të mos ndërhyjë në çështjen e Detit të Kinës Jugore

2018-09-25 10:52:56 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, i bëri thirrje Britanisë të mos ndërhyjë në çështjen e Detit të Kinës Jugore.

Wang Yi i bëri komente gjatë takimit me homologun e tij britanik Jeremy Hunt me rastin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Ministri i Jashtëm kinez i bëri thirrje palës britanike të tregojë respekt ndaj sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial të Kinës dhe të shmangë çdo veprim që do të dëmtonte besimin reciprok midis dy vendeve.

Hunt-i ritheksoi qëndrimin e vendit të tij që nuk do të mbajë anën e asnjërës pale, dhe është i gatshëm t'i trajtojë siç duhet mosmarrëveshjet nëpërmjet dialogut. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore