Rusia do të furnizojë Sirinë me sisteme të reja raketore

2018-09-25 10:42:28 CRI Komenti juaj Printoni

Rusia njoftoi se do t'i furnizojë forcat e qeverisë siriane me sistemin e përditësuar raketor të mbrojtjes ajrore S-300 brenda dy javësh.

Deklarata erdhi pas aksidentit të javës së kaluar ku një avion rus u rrëzua nga forcat ushtarake siriane.

Sistemi raketor i mbrojtjes ajrore S-300 ka aftësinë e goditjes në ajër të objektivit në një distancë prej mbi 250 kilometrash dhe të shkatërrimit të disa objektivave në të njëjtën kohë.

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu u shpreh se Forcat Ajrore të Sirisë do të pajisen me "sisteme të automatizuara kontrolli" për të garantuar sigurinë e avionëve rusë.

Në vitin 2013, Rusia ndërpreu furnizimin me sistemin S-300 ndaj qeverisë siriane me kërkesën e palës izraelite. Ministri Shoigu theksoi se sot situata në Siri ka ndryshuar. (Zhang Yan/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore