Kina, diskutime serioze me palën amerikane

2018-09-23 10:17:36 CRI Komenti juaj Printoni

Më 21 shtator, zv.ministri i Jashtëm i Kinës Zheng Zeguang thirri ambasadorin e ShBA-së në Kinë Terry Branstad për bisedime serioze dhe kundërshtim të vendosur lidhur me veprimin e ShBA-së për përdorimin e ligjit të brendshëm për ushtrimin e sanksioneve ndaj departamentit të përgjithshëm të pajisjeve të Komisionit Qendror Ushtarak të Kinës dhe përgjiegjësit përkatës të departamentit.

Zheng theksoi se pala amerikane shfrytëzoi bashkëpunimin ushtarak midis Kinës dhe Rusisë si pretekst. Sanksionimi i institucionit ushtarak dhe përgjegjësit të tij ka shkelur rëndë parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare. Ai gjithashtu tha se ky veprim me natyrë negative është hegjemoni brutale.

Bashkëpunimi ushtarak kino-rus është një bashkëpunim i zakonshëm mes dy shteteve sovrane. ShBA-ja, tha ai, nuk ka të drejtë të ndërhyjë. Veprimet e palës amerikane kanë dëmtuar rëndë marrëdhëniet ushtarake dhe dypalëshe si dhe kanë ndikuar rëndë në bashkëpunimin dypalësh në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Ai shtoi se Kina do të marrë masa të mëtejshme dhe të duhura në mbrojtjen e interesave të veta. Kina i bën thirrje fuqimisht ShBA-së të korrigjojë menjëherë gabimet dhe të tërheqë të ashtuquajturat sanksione, në të kundërt ajo duhet të mbajnë përgjegjësi të plotë për pasojat.

Mbrëmjen e 22 shtatorit, zv.drejtori i Zyrës së Bashkëpunimit Ushtarak Ndërkombëtar pranë Komisionit Qendror Ushtarak të Kinës Huang Xueping thirri atasheun e mbrojtjes të ambasadës amerikane në Kinë Meng Ji Wei. Kina i bën thirrje ShBA-së të ndreqë menjëherë gabimet dhe të tërheqë sanksionet përkatëse. Ushtria kineze gëzon të drejtën për të marrë kundërmasa të mëtejshme.

Mrekulli
Lajmet Kryesore