Sulm terrorist gjatë një parade ushtarake në Iran

2018-09-23 10:06:34 CRI Komenti juaj Printoni

Të paktën 25 vetë u vranë dhe 60 të tjerë u plagosën pas një sulmi terrorist në një paradë ushtarake në Iran. Atentati ndodhi të shtunën në qytetin jugperëndimor Ahvaz, gjatë kohës kur po mbahej një paradë ushtarake me rastin e Ditës Kombëtare të Forcave të Armatosura iraniane për të përkujtuar fillimin e luftës Iran-Irak (1980-1988). Këto veprimtari quhen si "Java e Shenjtë e Mbrojtjes".

Sipas burimeve zyrtare dy nga sulmuesit janë vrarë dhe dy të tjerë janë arrestuar.Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë një grup i njohur i separatistëve arabë.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, tha se SHBA-ja dhe aleatët e saj rajonalë, Arabia Saudite dhe mbështetësit e saj - duhet të jenë përgjegjës për sulmin.

Presidenti iranian Hassan Rouhani urdhëroi agjencitë e inteligjencës të vendit të nisin një goditje ndaj kujtdo që ka lidhje me sulmin.

Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin ka qenë një nga udhëheqësit e parë botëror që ka shprehur ngushëllimet e tij pas sulmit, duke thënë se Rusia është gati të forcojë bashkëpunimin kundër terrorizmit me Iranin. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore