Inaugurohet ambasada kineze në Republikën Domenikane

2018-09-23 09:46:53 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi përuroi ambasadën kineze në Republikën Domenikane së bashku me homologun e tij të këtij vendi në Karaibe, Miguel Vargas.

Në ceremoninë e inaugurimit të ambasadës së re, Wang Yi tha se ajo paraqet hapjen e një faqeje të re në kapitullin e historisë.

Nga ana e tij, Ministri i Jashtëm Miguel Vargas tha se njohja e Republikës Popullore të Kinës është vendimi i duhur për vendin e tij.

Dy kryediplomatët folën gjithashtu për të ardhmen e marrëdhënieve të gjithanshme dypalëshe.

Wang e ftoi Presidentin e Republikës Domenikane për të vizituar Kinën këtë vit.

Dy vendet vendosën zyrtarisht lidhjet diplomatike më 1 maj, pasi Republika Domenikane prishi marrëdhëniet diplomatike me Tajvanin. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore