Kina dhe Vatikani nënshkruajnë marrëveshje të përkohshme

2018-09-23 09:46:04 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Jashtme e Kinës konfirmoi se pala kineze dhe Vatikani nënshkruan një marrëveshje të përkohshme për emërimin e peshkopëve.

Marrëveshja u nënshkrua të shtunën në Pekin pas një takimi midis zv.ministrit të Jashtëm të Kinës, Wang Chao dhe kreut të delegacionit vatikanas, Antoine Camilleri.

Në deklaratën e Ministrisë thuhet se Kina dhe Vatikani do të vazhdojnë të mbajnë kontakte dhe të nxisin procesin e përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore