Tanzania shpall 4 ditë zi kombëtare pas mbytjes së tragetit

2018-09-22 11:02:33 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Tanzanisë John Magufuli shpalli 4 ditë zi kombëtare pas përmbysjes së një trageti me pasagjerë në liqenin Viktoria.

Autoritetet bëjnë të ditur se tani bilanci i viktimave ka arritur në 131.

Magufuli urdhëroi gjithashtu ndalimin e të gjithë punonjësve të tragetit për t'u marrë në pyetje, si dhe arrestimin e inspektorëve të sigurisë nga rregullatori i transportit të vendit.

Hetimet paraprake tregojnë se trageti ishte i mbingarkuar dhe drejtohej nga një kapiten i paautorizuar.

Aksidenti më i madh i trageteve në liqen ndodhi në vitin 1996, ku humbën jetën mbi 500 vetë. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore