Kremlini: ShBA-ja ka vendosur paketën e 60-të të sanksioneve ndaj Rusisë

2018-09-22 10:59:48 CRI Komenti juaj Printoni

Zv.ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Ryabkov tha të premten se më 20 shtator, ShBA-ja vendosi ndaj Rusisë paketën e 60-të të sanksioneve që nga viti 2011.

Sipas deklaratës së publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Ryabkovi u shpreh se çdo raund i ri sanksionesh nga ShBA-ja dëshmon mungesën e plotë të suksesit të sanksioneve të mëparshme. Po ashtu, listat e zeza të publikuara nga ShBA-ja po bëhet gjithnjë e më të ngjanshme.

Më 20 shtator, zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit Heather Nauert tha në një deklaratë se vendi ka renditur në listën e zezë 33 persona dhe subjekte të lidhura me ushtrinë dhe inteligjencën ruse sipas nenit 231 në kuadër të ligjit të "Luftës Kundër Armiqve me Anë të Sanksioneve".

Pas kësaj, të gjithë personat dhe organizatat që bashkëpunojnë me ata të përfshirë në këtë listë do të ndëshkohen me sanksione nga pala amerikane. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore