Guterres: OKB-ja nuk do të tërhiqet nga realizimi i paqes

2018-09-22 10:57:10 CRI Komenti juaj Printoni

Më 21 shtator, sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u shpreh në ceremoninë përkujtimore me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Paqes se nevojitet një mjedis paqësor për realizimin e Agjendës Ndërkombëtare 2030 për Zhvillim të Qendrueshëm për të krijuar më shumë mirëqënie për njerëzimin. Ai tha se OKB-ja nuk do të tërhiqet nga realizimi i paqes.

Po atë ditë, OKB-ja zhvilloi veprimtarinë përkujtimore me rastin e 37-vjetorit të Ditës Ndërkombëtare të Paqes. Në ceremoninë e rënies së Kambanës së Paqes, Guterres tha varfëria ekstreme në botë po zvogëlohet, por pabarazia po rritet. Pabarazia është një nga faktorët kryesorë që çon në paqëndrueshmëri dhe konflikt, shtoi ai.

Guterresi vuri në dukje gjithashtu se Agjenda Ndërkombëtare 2030 për Zhvillim të Qendrueshëm është një luftë globale ku njeriu kërkon barazi.

"Pa paqe, nuk ka zhvillim, pa zhvillim nuk ka paqe". (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore