Kina po përpiqet të krijojë një mjedis më të mirë biznesi

2018-09-21 12:04:23 CRI Komenti juaj Printoni

Të enjten u organizua në Pekin "Forumi i çështjeve shtetërore 2018" me temë "Rinisja e Reformën dhe Hapjes". Gjatë diskutimeve mbi përmirësimin e mjedisit të biznesit, zyrtarë dhe personalitete të qarqeve të ndryshme që morën pjesë në këtë forum, u shprehën se tani Kina po bën përpjekje për të krijuar një mjedis më të mirë biznesi, për të çliruar çliruar energjitë e ndërmarrjeve, duke hartuar gradualisht ligjet përkatëse. Që nga fillimi i këtij viti, përmirësimi i mjedisit të biznesit, pakësimi i barrës së ndërmarrjeve të mesme e të vogla dhe nxitja e zhvillimit të ekonomisë reale kanë qenë tema të rëndësishme të mbledhjeve të qeverisë.

Në këtë forum, kryetari i bordit i grupit "Hengtong" Chui Genliang tha se si një drejtues i një kompanive private, ai është i mendimit se kompani të tilla janë bërë një forcë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe për stabilitetin shoqëror të Kinës. Në të njëjtën kohë, edhe politikat e qeverisë kanë qenë një mbështetje për këto kompani:

"Që nga Kongresi i 18-të Kombëtar i PKK-së, qeveria ka shpallur që do të thjeshtojë administrimin dhe decentralizimin, do të lehtësojë hyrjen në treg dhe do të rrisë gjallërinë e tregut. Në veçanti, pas Kongresit të 19-të Kombëtar të PKK-së, u propozua reforma e shërbimit të depozitave të garancisë (administrim i shkurtër, decentralizim, integrim dhe optimizim i shërbimeve). Në të njëjtën kohë, është relativisht e qartë për kompanitë që, me uljen e taksave, ato kanë një ndjenjë të vërtetë fitimi. Grupi 'Hengtong' ka bërë një përllogaritje të përafërt për këtë vit. Në vitin 2018, për shkak të shpalljes së politikave të shkurtimit të taksave dhe uljes së tarifave, ne mund të paguajmë 400-500 milionë juanë më pak taksa. Kjo është ndjenja jonë e vërtetë e fitimit".

Vitet e fundit, Kina ka ngulur këmbë në thellimin e reformës së administrimit dhe të shërbimeve, ka ngritur nivelin e ekonomisë së hapur, ka nxitur gjallërinë e tregut e forcën e risive dhe ka ngritur efektivitetin dhe cilësinë e shërbimeve qeveritare. Për të lehtësuar më tej hyrjen në treg dhe për të stimuluar gjallërinë e tregut, Kina ka vazhduar të promovojë zhvillimin e refomës së sistemit të tregtisë në vitet e fundit, ka fuqizuar ndërmarrjet dhe ka rimëkëmbur fuqinë e tregut, ka ulur pandërprerë koston e investimeve e të sipërmarrjes dhe ka krijuar një mjedis të mirë për zhvillimin ekonomik. (Du)

Mrekulli
Lajmet Kryesore