Tusk-u: BE-ja do të forcojë bashkëpunimin me vendet e Afrikës Veriore

2018-09-21 11:49:40 CRI Komenti juaj Printoni

Kryetari i Këshillit Europian Donald Tusk u shpreh të enjten se Bashkimi Evropian do të forcojë bashkëpunimin me vendet e Afrikës Veriore mbi emigracionin dhe çështjet ekonomike.

Në përfundim të një samiti jozyrtar dyditor të Bashkimit Evropian të zhvilluar në Salzburg të Austrisë, Tusk-u dha një konferencë të përbashkët shtypi me kryetarin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker dhe kancelarin austriak Sebastian Kurz. Në këtë konferencë për shtyp, Tusk-u tha se bashkëpunimi midis Bashkimit Evropian dhe vendeve të Afrikës Veriore nuk duhet të kufizohet vetëm në çështjet e emigracionit, por duhet të ketë një vizion më të gjerë partneriteti.

Kreu i Këshillit Europian tha se në këtë samit, liderët e vendeve të ndryshme të Bashkimit Evropian përkrahën zhvillimin e dialogut me vendet e Afrikës Veriore, si Egjipti etj. Ata ranë dakord për organizimin në shkurt të vitit të ardhshëm në Egjipt të samitit të Bashkimit Evropian dhe të Lidhjes së Vendeve Arabe. Sipas tyre, lufta ndaj emigracionit të paligjshëm është objektivi kryesor dhe për këtë qëllim duhet të forcohet mbrojtja e kufijve të jashtëm dhe të forcohet bashkëpunimi me vendet jashtë Bashkimit Evropian.

Kryetari i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker u shpreh se ai është më optimist se më parë lidhur me mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE-së dhe se pret arritjen e rezultateve lidhur me këtë çështje gjatë kryesimit të BE-së nga Austria. (Du)

Mrekulli
Lajmet Kryesore