Reforma e sistemit të tregtisë ndërkombëtare duhet të bëhet në bazë të 3 koncepteve të përbashkëta

2018-09-21 20:25:55 CRI Komenti juaj Printoni
Këtë javë, Komisioni i Bashkimit Europian dhe Kanadaja publikuan me radhë projektin e reformës së Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT). Pas një jave, gjyqtari i agjencisë së apelit të OBT-së, Shree Baboo Chekitan Servansing, do të largohet nga posti i tij, kështu kjo agjenci ka mundësi të futet në gjendjen e mosfunksionimit të plotë të saj. Sistemi i tregtisë shumëpalëshe globale po përballet me krizën më serioze në histori.

Sistemi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve i OBT-së është thelbi i sistemit të tregtisë shumëpalëshe globale, agjencia e apelit e OBT-së i ngjan gjykatës supreme që ka të drejtën e gjykimit përfundimtar për mosmarrëveshjet tregtare të anëtarëve. Nëse kjo agjenci do të funksionojë siç duhet, ajo do të vendosë efikasitetin e OBT-së. Më 27 gusht, ShBA-ja hodhi poshtë me vota mandatin e dytë të gjyqtarit Servansing, ç'ka do të thotë se në agjencinë e apelit të OBT-së do të mbeten vetëm 3 gjyqtarë. Ky numër gjyqtarësh është i domosdoshëm për gjykimin e çështjeve tregtare, nëse njëri prej tyre, për shkaqe të ndryshme, nuk do të marrë pjesë në gjykim, atëherë kjo agjenci do të ndalojë funksionimin e saj.

Tani shmangia e paralizimit të sistemit të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të OBT-së është bërë një nga çështjet më urgjente në reformën e kësaj organizate, por për të nxitur reformën e OBT-së dhe zhvillimin e lulëzimin e ekonomisë globale, nevojitet arritja e disa mendimeve të rëndësishme unanime nga ekonomitë kryesore botërore, të cilat janë:

1. Heqja e pengesave të palës amerikane ndaj agjencisë së apelit.

2. Mbyllja në kafaz e proteksionizmit dhe unilateralizmit.

3. Këmbëngulja në parimin e arritjes së konsensusit nëpërmjet konsultimeve.

Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, u shpreh kohët e fundit se në procesin e reformës së sistemit të tregtisë ndërkombëtare, nuk duhet të mënjanohen parimet themelore të OBT-së, nuk duhet të mënjanohen të drejtat e interesat e ligjshme të vendeve në zhvillim dhe nuk duhet të hiqet dorë nga parimi i arritjes së konsensusit nëpërmjet konsultimeve. Qëllimi i reformës së OBT-së duhet të jetë ndarja e barabartë e rezultateve të zhvillimit të globalizimit nga vendet e ndryshme dhe jo zgjerimi i mëtejshëm i hendekut midis Veriut dhe Jugut. Reforma e OBT-së prek interesat e palëve të ndryshme, duhet të dëgjohen gjerësisht mendimet e palëve të ndryshme, veçanërisht mendimet e vendeve në zhvillim. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore