Fjalimi i Li Keqiang-ut në Forumin e Davosit lëshon sinjale të rëndësishme

2018-09-21 20:14:26 CRI Komenti juaj Printoni
Pas përfundimit të punimeve të Forumit të 12-të Veror të Davosit në Tianjin, të premten, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Geng Shuang, u shpreh në Pekin se fjalimi i kryeministrit kinez Li Keqiang, i mbajtur në ceremoninë e hapjes të forumit, paraqiti propozime të rëndësishme për nxitjen e zhvillimit ekonomik botëror në revolucionin e ri industrial.

Geng Shuang tha: "Fjalimi i kryeministrit Li Keqiang ka dhënë disa sinjale të rëndësishme. Së pari, Kina e mbron me vendosmëri globalizimin ekonomik. Së dyti, ekonomia kineze vazhdon të zhvillohet me ritme të mira. Së treti, Kina do të vazhdojë reformën e hapjen me botën e jashtme."

Geng Shuang shtoi se Kina do të lehtësojë më tej qasjen në treg, do të vazhdojë të ulë tarifat për të krijuar një mjedis të barabartë biznesi për ndërmarrjet kineze e të huaja. Njëkohësisht Kina do të zbatojë sistemin më të rreptë të mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore