Si mund t'i bëjë të lumtur teknologjia e re njerëzit?

2018-09-20 20:39:40 CRI Komenti juaj Printoni

Si mund t'i bëjë të lumtur teknologjia e re njerëzit? Dy konferenca të mëdha ndërkombëtare që u zhvilluan në Kinë, japin përgjigjen.

Nga 17 deri më 19 shtator u zhvillua në Shangai Konferenca e parë Botërore e Inteligjencës Artificiale 2018. Presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi letër urimi kësaj konference, ku tha se Kina dëshiron që së bashku me vendet e ndryshme të nxitë zhvillimin, të mbrojë sigurinë dhe të gëzojë së bashku rezultatet, gjë që tregon që, nëse duam që teknologjia e re të krijojë lumturi për njerëzit, koncepti i bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit dhe nxitja e mëtejshme e globalizimit janë të rëndësishme.

Në Konferencën Botërore të Inteligjencës Artificiale 2018, të pranishmit përjetuan zbatimin e inteligjencës artificiale në fushat e arsimit, të shëndetësisë, të financave, të shitjes me pakicë, të transportit dhe të shërbimeve. Sipas "Planit Botëror për Zhvillimin e Inteligjencës Artificiale 2018 " të publikuar në këtë konferencë, që nga gjysma e parë e vitit 2018, numri i kompanive të inteligjencës artificiale në Kinë zë vendin e dytë në botë.

Njëkohësisht, edhe një tjetër konferencë ndërkombëtare e zhvilluar në Kinë, Forumi Veror i Davosit 2018, është fokusuar në Revolucionin e 4-t Industrial dhe në të është diskutuar për krijimin e një shoqërie inovative. Gjatë pjesëmarrjes në forum, kryeministri kinez Li Keqiang propozoi se duhet të forcohet dinamizmi i ekonomisë botërore gjatë revolucionit të ri industrial, duhet këmbëngulur në globalizimin ekonomik, duhet të forcohet gjithëpërfshirja e zhvillimit dhe duhet të nxitet inovacioni dhe ndërlidhja. Këto gjithashtu tregojnë se vetëm krijimi i konceptit të bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit mund të bëjë që teknologjia e re të krijojë lumturi për njerëzit.

Në fakt, tema e Forumit Veror të Davosit sivjet përputhet me strategjinë e zhvillimit të krijimit të risive të Kinës në vitet e fundit. Në Revolucionin e 4-t Industrial, Kina ka bërë përparime në një numër të teknologjive të reja në fushën e informatikës cloud, inteligjencës artificiale dhe të ashtuquajturit "zinxhir i copëzuar", dhe ka formuar industri të reja si blerja në internet, pagesa në internet dhe ekonomia e përdorimit të përbashkët. Tani, përqindja e kontributit të energjisë së re në rritjen ekonomike të Kinës është më shumë se një e treta dhe në hapjen e vendeve të reja të punës në qytet më shumë se dy të tretat, duke formuar bazën për transformimin e ekonomisë së Kinës në zhvillimin e cilësisë së lartë.(Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore