Kina: BE-ja të luajë rol konstruktiv për nxitjen e bashkëpunimit Azi-Europë

2018-09-20 20:28:20 CRI Komenti juaj Printoni

Komisioni Europian publikoi më 19 shtator dokumentin e politikave me titull "Lidhja Europë-Azi - Vizioni i strategjisë së BE-së", që është propozimi më gjithëpërfshirës i paraqitur nga BE-ja mbi ndërlidhjen midis Europës dhe Azisë. Lidhur me këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Geng Shuang, u shpreh të enjten në Pekin se pala kineze shpreson që BE-ja të luajë një rol konstruktiv për nxitjen e marrëdhënieve Azi -Europë, të japë sinjale pozitive për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik të vendeve të ndryshme të Azisë e të Europës, si dhe për ndërtimin e një ekonomie botërore të hapur.

Mësohet se sipas këtij dokumenti politikash, Kina do të bëhet një partner i rëndësishëm për bashkëpunimin dypalësh, ku theksohet bashkëpunimi reciprok mes Kinës dhe Europës, si dhe bashkëpunimi midis BE-së dhe Bankës Aziatike të Investimeve Infrastrukturore.

Geng Shuang tha në një konferencë shtypi:

"Dokumenti vlerëson tepër rëndësinë e marrëdhënieve Azi-Europë që nxit rritjen ekonomike midis Azisë dhe Europës dhe propozon ndërlidhjet reciproke të gjithanëshme, të vazhdueshme dhe të bazuara në rregulla. Sipas dokumentit, BE-ja dëshiron të forcojë bashkëpunimin me vendet aziatike, duke përfshirë Kinën. Shpresojmë që BE-ja të luajë një rol konstruktiv për nxitjen e ndërlidhjes midis Azisë e Europës dhe të japë sinjale pozitive për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik të vendeve aziatike dhe europiane, si dhe për ndërtimin e ekonomisë botërore të një natyre të hapur. " (Çang Çuo/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore