Presidenti koreanojugor: Udhëheqësi i Koresë së Veriut shpreson të zhvillojë sa më shpejt takimin e dytë me Trump-in

2018-09-20 19:49:27 CRI Komenti juaj Printoni

Seuli bëri me dije se Pheniani shpreson të zhvillojë sa më shpejtë samitin e dytë me Uashingtonin.

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, i tha këto pas përfundimit të një viziteje tre-ditore në Korenë e Veriut.

Ai tha gjithashtu se udhëheqësi suprem i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, riafirmoi angazhimin e tij të vendosur ndaj denuklearizimit të Gadishullit Korean gjatë samitit të Phenianit.

Takimi në Phenian është i treti për këtë vit midis udhëheqësve të dy Koreve.

Kim Jong Un dhe Donald Trump zhvilluan samitin e parë Kore e Veriut-ShBA më 12 qershor në Singapor. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore