Kinë, qeveria shpall platformën e re për të dëgjuar zërin e qytetarëve

2018-09-20 18:52:37 CRI Komenti juaj Printoni

Zyra e Përgjithshme e Këshillit të Shtetit e Kinës të enjten shpalli shërbime të reja në "Wechat" dhe "Alipay", dy nga aplikacionet më të përdorura në Kinë, nëpërmjet të cilëve qeveria kineze do të marrë ankesa dhe sugjerime nga qytetarët.

Shërbimet e reja, të quajtura "mini-programe", i referohen funksioneve integrale në "Wechat" dhe "Alipay", të cilat u lejojnë përdoruesve qasje në programe të tjera pa u larguar nga platformat, ose pa qenë e nevojshme të shkakrkojnë aplikacione të reja.

Nëpërmjet platformës së re, njerëzit mund të paraqesin problemet e tyre, përshembull ata mund të ngrejnë zërin për moszbatimin e politikave qeveritare, si dhe mund të japin sugjerime për përmirësimin e shërbimeve qeveritare.

Kushdo mund të bëhet pjesë e kësaj platforme, duke skanuar një kod "QR" nga smartfoni i tyre. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore