Hapet Forumi i 2-të i Komunikimit Ndërkombëtar "Rruga Detare e Mëndafshit e Shekullit të 21-të"

2018-09-20 18:54:27 CRI Komenti juaj Printoni

Mbrëmjen e së mërkurës, në qytetin Zhuhai të Kinës Jugore u hap Forumi i 2-të i Komunikimit Ndërkombëtar "Rruga Detare e Mëndafshit e Shekullit të 21-të", i organizuar bashkërisht nga Grupi Mediatik i Kinës dhe provinca Guandong.

Në të kaluarën, tregtarët që hapën Rrugën Detare të Mëndafshit, provuan kushtet e ndërlikuara të klimës detare gjatë udhëtimeve të tyre. Por, dëshira për shkëmbime mes qytetërimeve nuk ka ndryshuar deri në ditët e sotme. Tema e forumit është "Epoka e re, Rruga e re Mëndafshit, imazhi i ri", me domethënien e vazhdimit të historisë së krijuar nga brezat e lashtë dhe pasurimin me përmbajtje të re.

Para pesë vjetësh, presidenti i Kinës Xi Jinping shpalli propozimin e rëndësishëm për ndërtimin e përbashkët të Rrugës Detare të Mëndafshit të Shekullit të 21-të, duke i shtuar Rrugës së Mëndafshit përmbajtjen e epokës së re. Gjatë këtyre pesë vjetëve, vlera e përgjithshme e tregtisë mes Kinës dhe vendeve përgjatë Rrugës së Mëndafshit i ka kaluar 5 trilionët dollarë amerikane. Kina ka bërë investime të drejtpërdrejta në vendet përkatëse me vlerë prej 60 miliardë dollarësh dhe ka formuar mbi 80 zona bashkëpunimi ekonomiko-tregtar në këto vende, duke krijuar shumë vende pune dhe duke sjellë përfitime të mëdha për banorët vendorë. Provinca Guangdong e Kinës Jugore është hapur më herët ndaj botës, që në vitet '80 të shekullit të kaluar. Guangdong-u është edhe një nyjë kyçe e Rrugës Detare të Mëndafshit. Guvernatori i Guangdong-ut Ma Xingrui mbajti në forum një fjalim, ku theksoi:

"Në pesë vjetët e kaluar, Guangdong-u ka zbatuar seriozisht kërkesat e qeverisë qendrore, duke nxitur me të gjitha forcat bashkëpunimin konkret me vendet e përfshira në nismën 'Një brez, një rrugë'. Besoj se ky forum do të ofrojë një platformë për forcimin e komunikimit dhe arritjen e konsensusit për zgjerimin e bashkëpunimit."

Në ceremoninë e hapjes së forumit, drejtori i Departamentit të Promovimit të provincës Guangdong, Fu Hua, publikoi "Raportin e veprimit mbi daljen e ndërmarrjeve të Guangdongut të Kinës në vendet përgjatë 'Një brez, një rrugë' 2018".

Nëndrejtori i Departamentit të Promovimit të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe drejtori i Grupit Mediatik të Kinës Shen Haixiong mbajti një fjalim në ceremoninë e hapjes së forumit, ku tha se bota është përballur me një ndryshim shumë të madh brenda një shekulli. Nga njëra anë, multipolarizimi i botës dhe globalizimi ekonomik janë zhvilluar më thellësisht. Informatizimi shoqëror dhe shumëllojshmëria e qytetërimeve janë nxitur vazhdimisht. Synimi i paqes, zhvillimit dhe bashkëpunimit është bërë prirje e pashmangshme e kohës. Nga ana tjetër, janë forcuar proteksionizmi tregtar dhe unilateralizimi, të cilat i kanë dhënë goditje serioze multipolarizimit dhe sistemit të tregtisë së lirë. Rruga e Mëndafshit është jo vetëm një rrugë tregtare, por edhe rrugë e shkëmbimeve kulturore dhe e dialogut të qytetërimeve.

Mrekulli
Lajmet Kryesore