Zhuhai, hapet Forumi i 2-të i Komunikimit Ndërkombëtar "Rruga Detare e Mëndafshit e Shekullit të 21-të"

2018-09-20 11:14:38 CRI Komenti juaj Printoni

Të mërkurën u hap në qytetin jugor kinez Zhuhai Forumi i 2-të i Komunikimit Ndërkombëtar "Rruga Detare e Mëndafshit e Shekullit të 21-të". Forumi me temë "Epoka e re, Rruga e re e Mëndafshit, imazhi i ri", është organizuar nga Grupi Mediatik i Kinës dhe provinca Guandong.

Drejtori i Grupit Mediatik të Kinës Shen Haixiong

Nëndrejtori i Departamentit të Promovimit të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe drejtori i Grupit Mediatik të Kinës Shen Haixiong tha në ceremoninë e hapjes se sivjet është 40-vjetori i fillimit të Reformës dhe Hapjes së Kinës dhe 5-vjetori i shpalljes nga presidenti Xi Jinping të nismës "Një brez, një rrugë". Në këtë forum do të shfaqen praktika e re e ndërtimit të "Rrugës Detare të Mëndafshit të Shekullit të 21-të" dhe rezultatet e reja të shkëmbimeve mes qytetërimeve dhe të mësimit nga njëri- tjetri. Grupi Mediatik i Kinës do të shprehë me vendosmëri zërin e Kinës, do të mbrojë me vendosmëri sistemin tregtar shumëpalësh dhe do të përhapë me vendosmëri konceptin e bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit.

Zv.sekretari i Komitetit të PKK-së të provincës Guangdong dhe guvernator i kësaj province Ma Xinzui tha në fjalimin e tij se Guangdong-u është provinca e parë në Kinë që ka zbatuar Reformën e Hapjen ndaj botës së jashtme dhe është gjithashtu një nyjë e rëndësishme e "Një brez, një rrugë". Guangdong-u do të forcojë më tej ndërlidhshmërinë me vendet e rajonet përgjatë "Një brez, një rrugë", do të vazhdojë të thellojë bashkëpunimin konkret në fushat e ndryshme, si ekonomia, tregtia, shkenca dhe teknologjia etj., do të ngrejë pandërprerë nivelin e ndërtimit të projekteve të bashkëpunimit me botën dhe do të bëjë përpjekje për të dhënë ndihmesë për zhvillimin me cilësi të lartë të "Një brez, një rrugë".

Në ceremoninë e hapjes, anëtari i përhershëm i Komitetit të PKK-së të provincës Guangdong dhe drejtori i Drejtori i Departamentit të Promovimit Fu Hua publikoi "Raportin e veprimit mbi daljen e ndërmarrjeve të Guangdongut të Kinës në vendet përgjatë 'Një brez, një rrugë' 2018". (Du)

Mrekulli
Lajmet Kryesore