Xi Jinping-u takon kreun e ushtrisë pakistaneze

2018-09-20 09:10:18 CRI Komenti juaj Printoni

Kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping u takua të mërkurën në Pekin me shefin e Shtabit të Ushtrisë së Pakistanit Qamar Javed Bajwa. Xi u bëri thirrje të dy vendeve të mbështetin njëri-tjetrin në mënyrë të vendosur në çështjet që kanë të bëjnë me interesat thelbësore të secilës palë.

Lideri i Kinës tha se admiron përkrahjen dhe sigurinë e ofruar nga pala pakistaneze për nismën "Një brez, një rrugë" dhe për ndërtimin e Korridorit Ekonomik Kinë-Pakistan.

Ai vlerësoi edhe arritjet në bashkëpunimin midis dy ushtrive.

Nga ana e tij, Qamar Javed Bajwa tha se pala pakistaneze dëshiron të forcojë më tej komunikimin, shkëmbimet dhe bashkëpunimin antiterrorist me ushtrinë kineze. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore