Kryetari i Dhomës së Tregtisë Belgjikë-Kinë bën thirrje për forcimin e bashkëpunimit kino-europian

2018-09-20 11:06:26 CRI Komenti juaj Printoni

Kryetari i Dhomës së Tregtisë Belgjikë-Kinë Bernard Dewit tha në një intervistë për CRI-në në Bruksel se, në sfondin e shtimit të faktorëve të pasigurt në zhvillimin e ekonomisë botërore, qarqet ekonomiko-tregtare kino-europiane duhet të forcojnë më tej bashkëpunimin për të përballuar së bashku kërcënimet e sjella nga proteksionizmi tregtar. Interesat midis Kinës e BE-së janë shumë më të mëdha se mosmarrëveshjet dhe bashkëpunimi dypalësh mbështetet në leverdinë e ndërsjellë.

Në dialogun e sipërmarrësve Kinë-BE të zhvilluar të martën në Bruksel, Bernard Dewit-i vuri në dukje se ekonomia botërore ka shfaqur shenja të rigjallërimit, por ekonomia më e madhe në botë, ShBA-ja, ngul këmbë në proteksionizmin tregtar, duke shtuar faktorët e pasigurisë në zhvillimin ekonomik botëror. Ai është i mendimit se, në këto rrethana, Kina e BE-ja duhet të forcojnë bashkëpunimin ekonomiko-tregtar:

"Tani ka një mundësi të veçantë për forcimin e marrëdhënieve të partneritetit midis Kinës e BE-së. Edhe për europianët është e vështirë të hyjnë në tregun amerikan, sepse ShBA-ja ka shtuar tarifa ndaj disa produkteve europiane. Jam i mendimit se BE-ja duhet të zhvillojë më shumë dialog me Kinën për të nxitur nënshkrimin e më shumë marrëveshjeve të investimeve, duke u mundësuar të gjitha kompanive e biznesmenëve të hyjnë më lehtë në tregun kinez."

Dewit-i tha gjithashtu se Panairi i 1-rë Ndërkombëtar i Importeve i Shangait, që do të zhvillohet në nëntor nga qeveria kineze, ka një rëndësi të madhe për ndërmarrjet europiane, veçanërisht për ato të mesme e të vogla. Sipas tij, panairi do t'i ndihmojë me siguri kompanitë europiane të hyjnë në tregun kinez. Njëkohësisht, zhvillimi i këtij panairi shfaq qëndrimin e Kinës për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve ekonomiko-tregtare me vendet e ndryshme të botës, vuri në dukje kryetari i Dhomës së Tregtisë Belgjikë-Kinë Bernard Dewit. (Fani/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore