Eksperti: Ka ende shpresa për zgjidhjen e mosmarrëveshjes tregtare Kinë-ShBA

2018-09-20 11:02:39 CRI Komenti juaj Printoni

Ekspertët mendojnë se ka ende hapësira për zgjidhjen e mosmarrëveshjes tregtare ndërmjet Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.

Por, pas njoftimit të fundit të ShBA-së për tarifa shtesë mbi mallrat kineze prej 200 miliardë dollarësh amerikanë, ka nga ata që mendojnë se shpresat për gjetjen e një zgjidhjeje janë zvogëluar.

Drejtori i Qendrës për Ekonominë e Re Strukturore të Universitetit të Pekinit Lin Yifu ka një pikëpamje të ndryshme:

"Ne duhet të shohim themelin e marrëdhënieve. Themeli i marrëdhënieve është nëse ato do të ndihmojnë për të përmirësuar jetën dhe për të realizuar ëndrrat e njerëzve në të dy vendet. Unë besoj fort se po, ky është themeli. Prodhimet tona, industritë tona janë në sektorët me vlerë të ulët e të mesme, kurse të ShBA-së në sektorët me vlerë të lartë, kështu që përplotsueshmëria e ekonomive tona do të thotë se tregtia është me përfitime të ndërsjella."

200 miliardë dollarë mallra kineze të importuara në ShBA do t'i nënshtrohen një tarife prej 10 për qind nga e hëna.

Në kundërpërgjigje, Kina ka njoftuar se do të vendosë tarifa shtesë mbi produktet amerikane me vlerë 60 miliardë dollarë amerikanë, që do të hyjnë në fuqi në të njëjtën ditë. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore