Kina e vendet e EQL-së zotohen për zgjerimin e bashkëpunimit turistik

2018-09-20 10:53:19 CRI Komenti juaj Printoni

Zyrtarët nga Kina dhe 16 vendet e Europës Qendrore e Lindore (EQL) ranë dakord të zhvillojnë më tej turizmin gjatë takimit të nivelit të lartë mes tyre në Kroaci.

Ministri kroat i Turizmit Gari Cappelli tha se turizmi i lidh njerëzit, pakëson keqkuptimet dhe ka një ndikim mbi miliarda njerëz në Kinë dhe Evropë.

Nga ana e tij, ministri i Kulturës dhe i Turizmit i Kinës Luo Shugang vuri në dukje që të gjitha palët duhet të zgjerojnë sferën e bashkëpunimit turistik, të investojnë më shumë burime në këtë sektor dhe të shtojnë shkëmbimet.

Mrekulli
Lajmet Kryesore