Kina mbetet partnerja më e madhe tregtare e Dubait në gjysmën e parë të 2018-s

2018-09-19 09:47:05 CRI Komenti juaj Printoni

Kina ka ruajtur statusin e vet si partnerja më e madhe tregtare e Dubait në gjysmën e parë të këtij viti.

Vëllimi i përgjithshëm i tregtisë mes dy vendeve gjatë kësaj periudhe ka arritur 70 miliardë dirhamë, ose 19 miliardë dollarë amerikanë.

Vëllimi i përgjithshëm i tregtisë së jashtme të Dubait, përveç naftës, në gjashtë muajt e parë të vitit arriti në 645 miliardë dirhamë, me një rritje prej 0.7 % në krahasim me të të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Arabia Saudite vazhdon të jetë partnerja më e madhe tregtare nga vendet arabe dhe partnerja e 4-t më e madhe tregtare në shkallë globale e Dubait, me një vëllim të tregtisë dypalëshe prej 29 miliardë dirhamësh. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore