Koreja e Veriut: ShBA-ja ka përgjegjësi për ngecjen e dialogut

2018-09-19 11:11:48 CRI Komenti juaj Printoni

Gazeta e Partisë së Punëtorëve të Koresë së Veriut "Rodong Simun" botoi të martën një artikull, ku thuhet se për gjendjen e pezullt të dialogut mes Koresë së Veriut dhe ShBA-së, përgjegjësia është krejtësisht e palës amerikane. Shtetet e Bashkuara duhet të marrin masa të sinqerta në çështje të tilla si publikimi i deklaratës për përfundimin e luftës.

Në këtë artikull thuhet se ShBA-ja nuk ka treguar vullnetin për të krijuar besim në çështje si deklarata për përfundimin e luftës, por propozon që të "hiqen së pari instalimet bërthamore", gjë që Koreja e Veriut e ka kundërshtuar gjithmonë. Po ashtu Uashingtoni ka kërkuar që Pheniani "duhet të braktisë plotësisht instalimet bërthamore në mënyrë të verifikueshme dhe të pakthyeshme". Sipas ShBA-së, vetëm pas kësaj të dyja palët mund të diskutojnë për çështje të tjera. Një gjë e tillë, sipas artikullit, është "e paarsyeshme dhe nuk ka kuptim".

Koreja e Veriut ka deklaruar se do të marrë masa të mëtejshme për të treguar vullnetin e vet të mirë nëse ShBA-ja ndërmerr veprime për shtimin e besimit të ndërsjellë mes dy vendeve. Zhvillimi i mbarë apo jo i dialogut dypalësh në të ardhmen do të varet krejtësisht nga qëndrimet dhe veprimet e ShBA-së, thuhet në këtë artikull.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore