Xi Jinping-u takohet me liderët që marrin pjesë në Davosin Verior

2018-09-19 11:09:46 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping u ka bërë thirrje Kinës dhe Serbisë të ndërthurin strategjitë e tyre të zhvillimit, për të thelluar bashkëpunimin dypalësh.

Kreu i shtetit kinez i bëri këto komente gjatë bisedimeve me homologun e vet serb Aleksander Vuçiç, i cili gjendet në Kinë për të marrë pjesë në takimin vjetor të Forumit Veror të Davosit në Tianjin.

Ai gjithashtu u bëri thirrje të dy vendeve që të mbrojnë së bashku multilateralizmin e drejtësinë ndërkombëtare dhe të bashkojnë forcat në nismën "Një brez, një rrugë".

Vuçiçi tha se Serbia do të marrë pjesë aktive në nismën "Një brez, një rrugë" dhe do të eksplorojë hapësirat e reja të bashkëpunimit me Kinën në kuadrin e mekanizmit "16 +1" mes Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore e Lindore.

Po atë ditë, Xi Jinping-u u takua edhe me shumë udhëheqës të tjerë që marrin pjesë në Forumin Veror të Davosit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore