KON-i vlerëson lart punët përgatitore të Pekinit për Olimpiadën 2022

2018-09-19 11:05:00 CRI Komenti juaj Printoni

Ditët e fundit u zhvillua në Pekin mbledhja e 3-të e Komitetit Bashkërendues të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON) për Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit. Në një konferencë shtypi të organizuar të martën, zv.presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Juan Samaranch Christophe Dubi vlerësoi lart punët përgatitore të Pekinit për Olimpadën. Ai shprehu shpresën Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit do të bëhen lojërat olimpike më të suksesshme dhe me elementet më inteligjente në histori.

Juan Samaranch Christophe Dubi u shpreh në mënyrë pozitive veçanërisht për përpjekjet e Pekinit për të organizuar një olimpiadë dimërore sa më inteligjente:

"Qëllimi ynë është të organizohen lojëra të jashtëzakoshme dhe vërtet inteligjente. Ne duhet të shfrytëzojmë në mënyrë të përshtatshme dhe me efikasitet të gjitha burimet. Mund të them se punët përgatitore tregojnë se Lojërat Olimpike të Pekinit do të jenë një veprimtari inteligjente. "

Pas Lojërave Olimpike të Pyeongchang-ut të zhvilluara sivjet, Pekini do të jetë mikpritësi i olimpiadës së ardhshme dimërore, asaj të vitit 2022. Tani po zhvillohen intensivisht punët e ndryshme përgatitore për këtë veprimtari. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore