Ekspertët nga Kina, Mongolia e Rusia diskutojnë për krijimin e korridorit ekonomik trepalësh

2018-09-19 10:53:42 CRI Komenti juaj Printoni

Foto:ceremonia e hapjes së forumit

Në kryeqytetin mongol Ulan-Bator ka nisur Forumi i 4-t i Instituteve të Studimit të Politikave Kinë-Mongoli-Rusi, ku po diskutohet për krijimin e një korridori ekonomik trepalësh.

Në forum marrin pjesë 120 ekspertë dhe zyrtarë nga të tre vendet.

Forumi do të përqendrohet në diskutimet mbi bashkëpunimin në fushën e energjetikës, transportit, arsimit, kulturës, shkencës, teknologjisë dhe çështjet shoqërore-ekonomike.

Forumi është themeluar në vitin 2015.

Mrekulli
Lajmet Kryesore