Phenian, takohen liderët e dy Koreve

2018-09-19 10:49:50 CRI Komenti juaj Printoni

Udhëheqësi i lartë i Koresë së Veriut Kim Jong-un u takua të martën në Phenian me presidentin jugkorean Moon Jae-in.

Sipas mediave jugkoreane, takimi u zhvillua në selinë e Komitetit Qendror të Partisë së Punëtorëve të Koresë së Veriut dhe zgjati afro dy orë.

Në takim, Kim Jong-un u shpreh se marrëdhëniet e Koresë së Veriut me Korenë e Jugut dhe ShBA-në janë përmirësuar. "Mund të parashikojmë se gjendja rajonale do të shkojë drejt stabilizimit dhe përparimit të mëtejshëm", tha lideri verikorean.

Ndërsa presidenti jugkorean Moon Jae-in e falënderoi palën verikoreane për vendosmërinë për çeljen e një epoke të re. "Koreja e Jugut ndien një përgjegjësi të madhe, sepse tërë bota i ka hedhur sytë nga ky takim. Shpresoj se të gjithë popujt e botës do të shohin frytet e paqes dhe mirëqenies", tha kreu i shtetit i Koresë së Jugut.

(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore