Dy Koretë vendosin t'u japin fund marrëdhënieve armiqësore

2018-09-19 17:23:00 CRI Komenti juaj Printoni
Kryetari i Këshillit të Shtetit të Koresë së Veriut Kim Jong-un dhe presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in nënshkruan të mërkurën në Phenian "Deklaratën e përbashkët të Phenianit për shtatorin". Në konferencën e shtypit të përbashkët të zhvilluar pas nënshkrimit të deklaratës, dy udhëheqësit u shprehën se dy palët kanë arritur një konsensus për ndërtimin e një Gadishulli paqësor pa armë e kërcënime bërthamore.

Në këtë deklaratë, Koreja e Veriut premton se do të braktisë përgjithmonë zonën e çmilitarizuar të testimeve dhe platformën e lëshimit të raketave në Tongchang-ri. Nëse pala amerikane dëshiron të respektojë "Deklaratën e përbashkët Kore-ShBA" të nënshkruar më 12 qershor, Koreja e Veriut do të marrë masat përkatëse, si braktisja e përhershme e pajisjeve bërthamore në Yongbyon etj. Kim Jong-un premton gjithashtu se me ftesën e Moon Jae-init, ai do të vizitojë Seulin pak më vonë.

Në deklaratë vihet në dukje se dy Koretë vendosën t'i japin fund gjendjes armiqësore ushtarake në zonat joushtarake dhe do të zhdukin gjithashtu të gjitha rreziqet e luftës në tërë Gadishullin Korean për t'u dhënë kështu fund marrëdhënieve armiqësore për të sjellë paqe të përhershme në Gadishullin Korean.

Krahas këtyre, dy palët do të forcojnë bashkëpunimin e shkëmbimet në fushën ekonomike, turistike, njerëzore, kulturore etj. (Fani/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore