Guterres mirëpret krijimin e zonës së demilitarizuar në Idlib të Sirisë

2018-09-19 10:11:18 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres përshëndeti të martën nëpërmjet zëdhënësit të tij konsensusin e arritur mes Rusisë dhe Turqisë për krijimin e zonës së demilitarizuar në provincën Idlib të Sirisë.

Zëdhënësi i Guterres-it Stephane Dujarric tha në një deklaratë që Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së mirëpret marrëveshjen e arritur nga presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe homologu i tij turk Rexhep Taip Erdogan për të caktuar një zonë të demilitarizuar në Idlib. Deklarata shpreh bindjen që një zonë e tillë do të ndalojë veprimtarinë e gjithanshme ushtarake në këtë provincë, duke bërë që miliona banorë vendorë t'i shpëtojnë përkohësisht konfliktit.

Në deklaratë sekretari i përgjithshëm i OKB-së u bëri thirrje gjithashtu palëve në Siri të bashkëpunojnë për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, që të garantojnë sigurinë dhe qarkullimin në rrugët e ndihmës humanitare. Guterres theksoi urgjencën e zgjidhjes së shkaqeve rrënjësore të konfliktit në Siri dhe arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme politike. (Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore