BE-ja do të përmirësojë propozimin ndaj Britanisë për kufirin me Irlandën

2018-09-19 09:30:21 CRI Komenti juaj Printoni

Michel Barnier

Kryenegociatori i Bashkimit Evropian ka deklaruar se BE-ja është e gatshme të rishikojë propozimin e vet ndaj Londrës, duke u fokusuar në kufirin e Britanisë me Irlandën pas "Brexit"-it.

Michel Barnier-i thotë se propozimi do të përfshijë një marrëveshje mbështetëse sigurimi mbi mënyrën e menaxhimit të kufirit të Britanisë me Irlandën:

"Ne jemi të gatshëm ta rishikojmë këtë propozim. BE-ja po e vazhdon punën e vet. Ne po qartësojmë se cilat mallra që vijnë në Irlandën e Veriut nga pjesa tjetër e Britanisë së Madhe duhet të kontrollohen dhe ku, kur dhe nga kush do të kryhen këto kontrolle. Ne gjithashtu mund të sqarojmë se shumica e kontrolleve mund të bëhen larg nga kufiri, në mjediset e kompanisë ose në tregje. "

Barnier-i thotë se është e nevojshme një mbështetje ligjërisht operacionale në marrëveshjen e "Brexit"-it, për të respektuar integritetin territorial të Mbretërisë së Bashkuar.

Ai shtoi se tetori do të jetë një periudhë e rëndësishme për arritjen e një marrëveshjeje, përpara se Britania të largohet nga BE-ja në marsin e ardhshëm

Mrekulli
Lajmet Kryesore