Klaus Schwab: mbetem gjithmonë optimist për rritjen ekonomike të Kinës

2018-09-18 10:33:10 CRI Komenti juaj Printoni

Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Forumit Ekonomik Botëror, Klaus Schwab, tha për gazetarët më 7 shtator në Tiancin se ai mban gjithmonë një qendrim pozitiv për rritjen ekonomike të Kinës.

Klaus Schwab u shpreh se ai ndihet me fat që ka qenë dëshmitar në procesin e reformës dhe të hapjes së Kinës, gjatë 40 vjetëve të fundit, ndërsa GDP-ja e Kinës u rrit prej dhjetra herësh dhe cilësia e jetës së popullit kinez pati rritje e përmirësime të dukshme.

"Shumë parashikime thonë se rritja e ekonomisë së Kinës do të ndalet, por këto parashikime kanë rezultuar të jenë të gabuara. Unë jam gjithmonë optimist për rritjen ekonomike të Kinës", tha ai.

Nga 18 deri në 20 gusht, në Tiancin do të mbahet Forumi i 12-të i Davos, takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror. Schwab-i është i mendimit se në revolucionin e 4-të industrial, novacioni u bë element kyç i konkurrencës dhe se Kina ka hyrë tashmë në rrugën e mbarë të zhvillimit të shoqërisë së novacionit. (Vera/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore