Rusia:Raketa siriane rrëzoi avionin ushtarak rus

2018-09-18 20:11:37 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi se një prej avionëve të saj ushtarak me 15 vetë në bord është rrëzuar nga një raketë ajrore siriane mbi Detin Mesdhe.

Ushtria ruse konfirmoi më parë njoftimet e ShBA-së se avioni u godit aksidentalisht prej një nga raketat, që shënjestronin 4 avionë luftarakë izraelitë, të cilët po sulmonin objektiva në provincën bregdetare të Latakia-s të hënën.

Rusia ka akuzuar avionin izraelit se "ka shtyrë" avionin rus në vijën e zjarrit.

Autoritetet ruse thanë se ekipet e shpëtimit po kërkojnë mbetjet e avionit, ndërkohë që nuk ka shpresa për të mbijetuar. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore