Kina, arritje pozitive në fushën e energjisë bërthamore

2018-09-18 10:19:12 CRI Komenti juaj Printoni

Kryetari i delegacionit kinez dhe drejtori i Autoritetit të Energjisë Atomike të Kinës Zhang Kejian mbajti një fjalim në konferencën e 62-të të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, të zhvilluar të hënën në Vjenë të Austrisë, ku bëri të ditura zhvillimet e Kinës në fushën e energjisë atomike dhe përpjekjet e saj lidhur me sigurinë bërthamore.

Në fjalimin e tij Zhang Kejian tha se Kina do të këmbëngulë në zhvillimin harmonik mes njeriut e natyrës dhe në rregullimin e përmirësimin e mëtejshëm të strukturës energjetike. Energjia atomike është një energji e pastër, e gjelbër dhe me lëshim të ulët karboni. Ky lloj energjie ka një hapësirë të gjerë zhvillimi.

Përfaqësuesi i Kinës u shpreh po ashtu se industria bërthamore kineze do të ruajë prirjen e zhvillimit. Teknologjia e brezit të tretë e energjisë atomike po përhapet gradualisht në Kinë dhe teknologjia e brezit të katërt po zhvillohet pozitivisht.

Zhang Kejian theksoi se Kina i kushton vëmendje të madhe sigurisë bërthamore dhe ka të dhëna pozitive në këtë drejtim. Pas vënies në funksionim të saj, Qendra e Demonstrimit të Sigurisë Bërthamore e Kinës ka dhënë një ndihmesë pozitive për forcimin e aftësisë së sigurisë bërthamore në rajonin e Azi-Paqësorit e në botë.(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore