Hong-Kongu kaloi pa probleme të mëdha stuhinë më të madhe në histori

2018-09-18 18:42:07 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeekzekutivja e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut Carrie Lam u shpreh të hënën se tajfuni shumë i fuqishëm "Mangkhut" që goditi Hong-Kongun të dielën, shkaktoi dëme shumë të mëdha. Megjithatë, për shkak të punës përgatitore të mjaftueshme, Rajoni i Posaçëm Administrativ i Hong-Kongut e kaloi pa probleme në përgjithësi këtë tajfun dhe tani po bën me të gjitha forcat punët pas fatkeqësisë.

"Mangkhut" goditi të dielën Hong-Kongun, duke sjellë dëme të mëdha e serioze dhe duke shkaktuar 394 të plagosur, 3.5 herë më shumë se numri i të plagosurve gjatë goditjes nga tajfuni "Hato" vitin e kaluar. 9 zona të Hong-Kongut pësuan përmbytje serioze, rreth dy herë më shumë se zonat e përmbytura gjatë tajfunit "Hato". Gjatë "Mangkhut"-it, pati 500 raportime mbi dëmtimin e shtëpive ose të dritareve, tre herë më shumë se gjatë "Hato"-s. Carrie Lam u shpreh:

"Tajfuni është shumë i fortë. Stuhia e kategorisë 10 vazhdoi për 10 orë. Nëse dëgjoni prezantimin nga Observatori, do të kuptoni se ky tajfun shkaktoi stuhinë më të fortë në histori, duke sjellë dëmtime shumë të mëdha. Por në përgjithësi, mund të themi se e kaluam pa probleme."

Hong-Kongu arriti ta përballojë një stuhi aq të madhe pa shumë probleme, për shkak të punëve përgatitore të mjaftueshme. Para ardhjes së "Mangkhut"-it, qeveria e Rajonit të Posaçëm Administrativ kreu para kohe punët e mbrojtjes. Në të kaluarën, autoritetet e rajonit i fillonin punët e mbrojtjes kur Observatori i Hong-Kongut lëshonte sinjalin e stuhisë të kategorisë 8, por gjatë "Mangkhut"-it, kur Observatori i Hongkong-ut nxori paralajmërimin e erës së fortë të kategorisë 3, qeveria e Hongkong-ut filloi masat e mekanizmit emergjent, si vendosja e qendrës së mbikëqyrjes dhe ndihmës për rastet emergjente, hapjen e qendrave të ndihmës të përkohshme etj.

Hong-Kongu është qendra e rëndësishme e aviacionit ndërkombëtar, që ka aeroportin e tretë më të ngarkuar në botë të udhëtarëve. Në Aeroportin Ndërkombëtar të Hong-Kongut, afro 1 mijë aeroplanë ulen ose ngrihen në ditë. Për shkak të punës përgatitore të parakohshme dhe bashkëpunimit të plotë mes Autoritetit të Aeroportit të Hong-Kongut dhe kompanive të ndryshme ndërkombëtare, gjatë ardhjes së "Mangkhut"-it, në Aeroportin Ndërkombëtar të Hong-kongut mbetën të bllokuar më pak se 300 veta dhe nuk pati kaos.

Carrie Lam u shpreh se, për shkak të punës së shkëlqyer të mbrojtjes, emergjencës dhe kujdesit pas fatkeqësisë nga zyrtarët publikë, Hong-Kongu e kaloi pa probleme tajfunin "Mangkhut". Ajo shprehu falënderime të sinqerta për këto përpjekje.

Siç njoftohet, gjatë tajfunit "Mangkhut", në Hong-Kong 394 veta u plagosën dhe u çuan në spital. Deri tani 175 veta ende janë të shtruar në spital, dy ndër të cilët në gjendje të rëndë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore