Rusia e Turqia do të krijojnë një zonë të çmilitarizuar në Idlib të Sirisë

2018-09-18 09:42:01 CRI Komenti juaj Printoni

Rusia dhe Turqia kanë vendosur të krijojnë një zonë të çmilitarizuar në provincën Idlib të Sirisë deri më 15 tetor.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan thotë se të dy vendet do të kryejnë patrullime ushtarake në kufijtë e zonës.

"Ne do të sigurojmë së bashku zbulimin dhe parandalimin e provokimeve nga palët e treta dhe shkeljet e marrëveshjes. Për këtë qëllim, Rusia dhe Turqia do të kryejnë patrullime të bashkërenduara në kufijtë në të dy anët e zonës së çmilitarizuar që do të përcaktohet".

Erdogani u shpreh se opozita siriane do të mbetet në territoret që zotëron, por të gjitha grupet radikale do të largohen nga zona.

Mrekulli
Lajmet Kryesore