Viti i ri shkollor, 1.58 miliard lekë për arsimin profesional

2018-09-17 17:01:50 CRI Komenti juaj Printoni

Për shkollat e arsimit profesional nga viti 2013-2018 janë investuar 1.58 miliardë lekë, deri në 2021, do të investohen 3 miliardë lekë, shprehet ministria e Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, duke iu uruar suksese 19,220 të rinjve që nisin vitin e ri shkollor.

Ministri Ahmetaj shprehet se arsimi dhe formimi profesional është investim për të ardhmen dhe garancinë e punësimit.

"Nga viti 2013, deri më tani janë investuar nga buxheti i shtetit 1.58 miliard lekë për rikonstruksionin e shkollave dhe pajisje laboratorike. Deri në vitin 2021, investimet në infrastrukturën e Arsimit Profesional, do të arrijnë mbi 3 miliardë lekë, vetëm nga buxheti i shtetit", shprehet ai.(ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore