"Air Albania", çmime më të lira dhe destinacione me interes për shqiptarët

2018-09-17 16:57:27 CRI Komenti juaj Printoni

"'Air Albania' do të jetë e orientuar drejt çmimeve më të lira dhe destinacioneve ku ka më tepër interes nga shqiptarët".

Kështu deklaroi, Drejtori i Aviacionit Civil shqiptar, Krislen Keri, i cili ndau disa detaje teknike për kompaninë e re kombëtare "Air Albania".

"Air Albania", sipas tij, do të jetë kompania e shqiptarëve për shqiptarët, duke nisur kështu një epokë e re në aviacionin civil shqiptar.

"Së pari, 49% e 'Air Albania' zotërohet nga gjiganti 'Turkish Airline', një nga kompanitë më të mira në botë me mbi 300 avionë dhe mbi 300 destinacione, në 120 vende të botës", u shpreh Keri.

E thënë thjesht, sipas tij, "Air Albania" do të përfitojë nga kompania e mirëmbajtjes së avionëve "Turkish Teknik", lider në fushën e vetë me qendër në Stamboll.

Gjithashtu, "Air Albania" do të ketë akses në Akademinë e Aviacionit "Turkish Airlines", pra pilotët dhe stafi shqiptar i kabinës do të trajnohen atje.

Për më tepër, Keri tha se "'Air Albania' do ketë mundësi aksesi në marrëveshjet e TK me aeroportet ku fluturon, pra paketat tregtare të favorshme".

"Së dyti, të qenurit 10% me kapital shtetëror do të garantojë që modeli i "Air Albania" të jetë i orientuar drejt çmimeve më të lira dhe destinacioneve ku ka më tepër interes nga shqiptarët", shtoi Keri.

(ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore